HAKI STËRMILLI DHE SAMUEL RIÇARDSONI, DITARËT DHE LETËRKËMBIMET (ASPEKTI KRAHASIMTAR)
HAKI STĘRMILLI AND SAMUEL RICHARDSONI, DIARIES AND CORRESPONDENCE (COMPARATIVE ASPECT)
Author(s): Artesa Osmanaj-MavrajSubject(s): Language and Literature Studies, Studies of Literature, Theory of Literature
Published by: University of Tetova
Keywords: prose; comparison
Summary/Abstract: Temën me titull “Haki Stërmilli dhe Samuel Riçardsoni, ditarët dhe letërkëmbimet“ e japim si propozim për Seminarin XVII Ndërkombëtar i Albanologjisë sepse, po t’i shikojmë në pamje të parë, figurën e Stërmillit dhe të Riçardsonit do të na duken pa asnjë pikë takimi, duke e ditur që fillimisht njëri i takon letërsisë angleze e tjetri letërsisë shqipe. Megjithatë duhet nënvizuar se kur lexuam romanet e të dyve, në një vështrim më të detajuar, na ranë në sy paralelizma të cilat më së shumti shihen në pjesën tematiko-përmbajtësore, e cila pjesë na shërbeu për të operuar e krahasuar. Më saktësisht, të dy autorët janë parë si figura qendrore të sentimentalizmit si fenomen letrar, në letërsinë shqipe dhe angleze, ku ky fenomen gjeti shprehje në zhanrin e romanit dhe këtu para së gjithash kujtojmë këta dy autorë.
Journal: ALBANOLOGJIA International Journal of Albanology
- Issue Year: 11/2024
- Issue No: 21-22
- Page Range: 57-62
- Page Count: 6
- Language: Albanian
