KËNGA SHQIPTARE NGA PELAGONIA NË FONDET ARKIVORE TË UNIVERSITETIT TË HARVARDIT: RAPSODËT ETHEM HASANI (SLLAVEJ, PRILEP) E HAMDI MURATI (KAZHAN, MANASTIR)
ALBANIAN SONGS FROM PELAGONIA IN THE ARCHIVE FUNDS OF HARVARD UNIVERSITY: RAPSODES ETHEM HASSANI (SLAVEJ, PRILEP) AND HAMDI MURATI (KAZHAN, MANASTIR)
Author(s): Zymer Ujkan NeziriSubject(s): Customs / Folklore, Music, Archiving, Cultural Anthropology / Ethnology, Higher Education
Published by: Instituti Albanologjik i Prishtinës
Keywords: Pelagonia; Ethem Hasani; Hamdi Murati; Collection of M. Perit; University of Harvard;
Summary/Abstract: Koleksioni i madh i këngëve epike të Gadishullit Ilirik apo të Ballkanit, i viteve ’30 të shekullit XX, që ruhet në fondet arkivore amerikane të Universitetit të Harvardit, i njohur me emrin Koleksioni i Millmen Perit, MPCOL (The Milman Parry Collection of Oral Literature), ka edhe këngë epike e lirike shqiptare. Aty përfaqësohet edhe krahina e Pelagonisë me këngëtarët Ethem Hasani me dy këngë epike dhe Hamdi Murati me dy këngë lirike. Vlerësohet lart pjesa e repertorit të epikës heroike historike e rapsodit E. Hasani, sidomos këngët e tij për Demë Ahmetin e Arif Sinanin, kënduar më 1934. Kjo kumtesë për këngët e Pelagonisë u realizua nga kërkimet e mia arkivore të vitit 2002 e 2007, në Harvard, në Koleksionin e M. Perit. Hulumtimi u krye atje sipas projektit tim për disertacion doktorate në vitet ’70 të shekullit të kaluar, por i vonuar për shkaqe politike. Qëllimi i këtij punimi është që të pasqyrojë punën time kërkimore arkivore në fushën e folkloristikës, në fondet arkivore të Harvardit. E ndër to janë edhe materialet epike nga Pelagonia. Ato janë dëshmi e shtrirjes gjeografike të epikës sonë të krijuar në krahinat tona veriore Llap e Karadak. Këtu pasqyrohen edhe kërkimet e mia jashtë Harvardit, në terren, për personazhet D. Ahmeti e për familjen e masakruar nga serbët dhe për ushtarin A. Sinani, që vret eprorin osman për nderin e familjes. Rëndësinë e tyre e shton sidomos vlera poetike dhe vendi i ruajtjes në Kembrixh, në njërin nga arkivat më të mëdhenj të epikës gojore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Journal: Gjurmime Albanologjike - Folklor dhe etnologji
- Issue Year: 2023
- Issue No: 53
- Page Range: 155-176
- Page Count: 22
- Language: Albanian
- Content File-PDF