Përtej aljamiados: Tekstet shqipe letrare të traditës islame me alfabet grek
Beyond Aljamiado: Albanian Texts of The Islamic Tradition in Greek Script
Author(s): Fatos DibraSubject(s): Islam studies, Historical Linguistics, Sociolinguistics, 19th Century, Philology
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Albanian literature of the Islamic tradition; Bektashi literature; Albanian texts with Greek writing; Bektashism; sociolinguistics of text graphics; written culture;
Summary/Abstract: Në këtë punim do të prezantojmë disa rezultate të një pune ende në vijim mbi disa tekste të traditës islame, të shkruara me alfabet grek nga autorë bektashianë. Dukuria meriton një vëmendje specifike për shkak se përbën një shembull të pa marrë parasysh sa duhet (përveç përpjekjeve tona) në studimet mbi traditën letrare dhe shkrimore të lëvruar nga autorët myslimanë shqiptarë, përkatësisht shkrimin e teksteve shqipe me përmbajtje fetare islame të prodhuara në gjysmën e dytë të shek. XIX, duke përdorur një alfabet tjetër nga ai arab. Këtë dukuri në kontekstin e letrave shqipe kemi pasur rastin ta shqyrtojmë edhe më parë, por duke u mbështetur kryesisht në një burim të vetëm, i cili është në fakt edhe një prej shembujve më interesantë, për shkak se tekstet që përmban janë shkruar duke përdorur si alfabetin arab, ashtu edhe atë grek. Në këtë artikull do të paraqesim përfundimet që janë arritur duke shfrytëzuar kryesisht gjashtë dorëshkrime me alfabet grek (ku përfshihet edhe dorëshkrimi i sipërpërmendur i shkruar me alfabet arab dhe grek) të autorëve/shkruesve bektashinj të Jugut të Shqipërisë, tekste të cilat përbëjnë edhe korpusin kryesor të materialeve të këtij lloji që njihen nga ana jonë. Në fillim do të bëhet një prezantim i materialit duke paraqitur të dhënat që kemi arritur të nxjerrim rreth autorëve/shkruesve, kohës dhe vendit të shkrimit. Në vijim do të bëhet një pasqyrë e përmbajtjes së dorëshkrimeve dhe e marrëdhënieve të mundshme të teksteve, duke u munduar të nxjerrim në pah edhe disa ngjashmëri dhe ndryshime mes materialeve në fjalë. Në pjesën e fundit do të bëhet një vlerësim rreth kushteve sociale dhe kulturore që kanë mundësuar lindjen e një praktike të tillë shkrimore/letrare dhe rreth vendit që duhet të ketë zënë kjo dukuri në hapësirën e letërsisë dhe të letrave shqipe të shek. XIX, sidomos në kontekstin e traditës letrare islame.
Journal: Studime Filologjike
- Issue Year: 2022
- Issue No: 01-02
- Page Range: 89-128
- Page Count: 40
- Language: Albanian