PAKTII DYTË I TIRANËS, NËNTOR 1927, NË POLITIKAT RAJONALE BRITANIKE
THE SECOND PACT OF TIRANA, NOVEMBER 1927, IN BRITISH REGIONAL POLICIES
Author(s): Pranvera TeliSubject(s): Diplomatic history, Political history, Social history, Interwar Period (1920 - 1939)
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Tirana pact; November 1927; British regional politics; history;
Summary/Abstract: Në korrik të vitit 1927, Foreign Policy Association (FPA) në Londër, do të prezantonte për publikun britanik e jo vetëm, një analizë të hollësishme diplomatike me titull “Shqipëria, problemi i Adriatikut”. FPA argumentonte që “Në qendër të luftës diplomatike që po zhvillohet ndërmjet Italisë dhe Jugosllavisë është kontrolli i Adriatikut dhe konkretisht dominimi politik në Shqipëri”.1 Sipas kësaj analize, ky krah i gjatë i Mesdheut, që kishte hyrë thellë në masivin tokësor të Evropës për të ndarë Italinë nga Ballkani, kufizohej nga tre shtete politike, por ishte dalje natyrale për tregtinë e 5 shteteve. Italia, Jugosllavia dhe Shqipëria zinin brigjet e tij kryesore, ndërsa Austria dhe Hungaria që shtriheshin më në veri, përtej Italisë dhe Jugosllavisë, nuk kishin humbur krejtësisht lidhjet e vjetra me të. Një pjesë e tregtisë së tyre akoma gjente dalje natyrale në Adriatik.
Journal: Studime Historike
- Issue Year: 2019
- Issue No: 03-04
- Page Range: 271-282
- Page Count: 12
- Language: Albanian
- Content File-PDF
