Biometric identity card immigration-Albanians in Italy Cover Image
  • Price 4.50 €

Letërnjoftimi biometrik i emigracionit-shqiptarët në Itali
Biometric identity card immigration-Albanians in Italy

Author(s): Rando Devole
Subject(s): Cultural Essay, Political Essay, Societal Essay
Published by: Përpjekja
Keywords: Biometric identity card ; immigration; Albanians in Italy;Albania;

Summary/Abstract: Emigrantët shqiptarë zënë një vend të rëndësishëm në mozaikun sociokulturor të Italisë. Aktualisht, për nga numri i shqiptarëve, Italia është e dyta ndër vendet ku shqiptarët kanë emigruar. Në fund të vitit 2009, vlerësimet statistikore konfirmonin një rritje të mëtejshme të emigracionit nga Shqipëria, duke arritur shifrën 472.000. Natyrisht, bëhet fjalë për shqiptarët që jetojnë e punojnë ligjërisht në territorin e vendit fqinj. Për të tjerët, të ashtuquajturit klandestinë, përjashto hamendjet e diskutueshme, ka qenë dhe mbetet i vështirë vlerësimi sasior, për arsye që lidhen drejtpërdrejt me përkufizimin e tyre si të padukshëm statistikisht . Kjo nuk do të thotë se nuk ekzistojnë, por që prania e tyre nuk mund të jepet me shifra të sakta, përveçse rasteve a posteriori, d.mth. kur lejohet ligjërisht pajisja me dokumente e emigrantëve. Një nga karakteristikat e përgjithshme të imigracionit që jeton në Itali është pluraliteti i shtetësive. Në kuadrin e shtetësive të shumta shqiptarët zënë vendin e dytë pas rumunëve. Mirëpo, në rast se do të shtonim kriterin e vendeve jashtë Bashkimit Evropian, atëherë emigrantët shqiptarë do të zinin vendin e parë, të ndjekur pas nga marokenët. Kjo tregon se dukuria e emigracionit shqiptar në Itali është tejet e rëndësishme, duke filluar nga pikëpamja sasiore.

  • Issue Year: 2009
  • Issue No: 26-27
  • Page Range: 071-100
  • Page Count: 30
  • Language: Albanian