CEREMONI RITUALE NË KREMTIMIN E SHËN EREMISË DIKUR EDHE SOT Cover Image

CEREMONI RITUALE NË KREMTIMIN E SHËN EREMISË DIKUR EDHE SOT
CEREMONI RITUALE NË KREMTIMIN E SHËN EREMISË DIKUR EDHE SOT

Author(s): Edibe Selimi-Osmani
Subject(s): Language and Literature Studies
Published by: University of Tetova
Keywords: Rite pagane; mbetje; zvaranikët; kulti i gjarpri; (mos) praktikimi

Summary/Abstract: Një vend të rëndësishëm në etnokulturë zënë mitologjia e besimet popullore me ritet e tyre përkatëse. Ato janë, në një mënyrë, a në një tjetër, shprehje e jetës shoqërore e shpirtërore të popullit. Zanafillën e tyre ato e kanë në kohë shumë të vjetra e kanë evoluar bashkë me kushtet e bashkësisë njerëzore. Kanë përmbajtje të theksuar shoqërore dhe lidhin të kaluarën e lashtë të popullit tonë me të tashmen. Duke parë vlerën e veçantë të besimeve popullore e të riteve të tyre me eksplorime terreni kemi mbledhur një material të konsiderueshëm për festat e ritet e motmotit.Në studimin tim do t’i qasem ritualit që kryheshin në vigjilje të Shën Eremisë, vetëm në rrafshin sinkronik, pra, do të rrekem të shqyrtoj domethënien e tij vetëm në atë gjendje që ka qenë, kur janë regjistruar të dhënat për këtë praktikë pagane, të modifikuar gjatë shekujve dhe tekstet poetike që i referohen asaj.Ceremonitë rituale të kësaj kremte kanë të bëjnë më së shumti me mbetje të kultit të gjarpërit si kafshë htonike e mbijetuar në traditën popullore. Ata janë praktikuar më së shumti në krahinat malore ku banorët kanë patur më pak kontakt me qytetin. Është vërejtur se në ndërtesat e kultit nuk kryheshin ceremoni fetare.

  • Issue Year: 11/2023
  • Issue No: 20-21
  • Page Range: 68 - 73
  • Page Count: 6
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode