ZANIN I NALTË-ZËDHËNËS I MENDIMIT INTELEKTUAL SHQIPTAR MYSLIMAN
ZANIN I NALTË-ZDEËNE OF ALBANIAN MUSLIM INTELLECTUAL THOUGHT
Author(s): Beqir MEMETISubject(s): Language and Literature Studies
Published by: University of Tetova
Keywords: Revista; mendimi fetar; mendimi intelektual; publicistika shqiptare
Summary/Abstract: Revista “Zani i Naltë” u lind kur ende vazhdonin paqartësitë, kur u shfaqën një mori rrymash mes të cilave disa nxjerrnin vlera të vërteta e të guximshme për kohën. “Zani i Naltë” i shpërndau këto vlera të zgjedhura dhe të përshtatshme për psikologjinë, moralin dhe idealet e shoqërisë shqiptare. Për të zbatuar programin e shpallur, revista grumbulloi rreth vetes një staf bashkëpunëtorësh të kualifikuar, jo vetëm për problemet e çështjet fetare, por edhe për ato kombëtare. Tematika e trajtuar në këtë revistë, e konsideruar edhe tani si bashkëkohore, mund të ndahet në tri grupe: artikuj të mirëfilltë fetarë të cilët në çdo numër zinin vendin kryesor, artikuj që kultivojnë atdhedashurinë, të bazuar në fe, por të aktualizuar me gjendjen që kalonte vendi ynë në atë kohë, artikuj moralë e shoqërorë. Është e natyrshme që, si revistë fetare që ishte, të trajtonte, në radhë të parë, probleme të një spektri të gjerë, të cilat kishin lidhje me fenë në përgjithësi e me atë islame në veçanti. Pjesa letrare e revistës ka qenë një tribunë e hapur për krijuesit e ndryshëm, me krijimtarinë e tyre origjinale dhe përkthime, në prozë e në poezi.
Journal: ALBANOLOGJIA International Journal of Albanology
- Issue Year: 10/2023
- Issue No: 19-20
- Page Range: 100 - 103
- Page Count: 4
- Language: Albanian
