Albanian approaches in Washington Cover Image
  • Price 4.50 €

QASJET SHQIPTARE NË UASHINGTON
Albanian approaches in Washington

Author(s): Luz Thaqi
Subject(s): Politics / Political Sciences
Published by: Përpjekja
Keywords: Albanian approaches ; Washington; Albania; Diplomacy;

Summary/Abstract: Po mbushet gati një shekull që kur shqiptarët e parë erdhën në Boston nga trojet e tyre. Ndonëse nuk ka ndonjë të dhënë zyrtare, supozohet se në SHBA duhet të ketë diku midis 300-500 mijë shqiptarë. Arsimimi dhe kualifikimi i emigrantëve shqiptarë ka qenë i lidhur me periudhat kur kanë emigruar si dhe me motivet që i kanë shtyrë të braktisin atdheun. Marrë në tërësi, pjesa më e madhe e atyre që erdhën në SHBA në vitet 70 - 80 nga Kosova dhe Mali i Zi ishin të pangritur dhe pa kualifikimin e duhur. Shtresa më e ngritur intelektuale (pos atyre të viteve 20 - 30) ka emigruar pas okupimit të Kosovës (1990) dhe hapjes së kufirit shqiptar, gjithnjë duke u shtuar në vitet që pasojnë demokracinë shqiptare. Është vështirë të sigurohen shifra nga zyrtarët amerikanë pasi në emigrimet fillestare shumë shqiptarë kanë ardhur nga Greqia me dokumente greke, shumë arbëreshë me dokumente italiane, shumë shqiptarë nga Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova me dokumente të ish-Jugosllavisë dhe, në regjistrimet amerikane, i jepet përparësi shtetësisë e jo kombësisë. Janë bërë disa tentativa për regjistrimin e shqiptarëve përmes kishave dhe xhamijave, por rezultatet nuk kanë qenë të plota.

  • Issue Year: 1996
  • Issue No: 09
  • Page Range: 127-129
  • Page Count: 3
  • Language: Albanian