Feast as rampage Cover Image
  • Price 4.50 €

Festa si harbim amnezik
Feast as rampage

Author(s): Ermal Hasimja
Subject(s): History
Published by: Përpjekja
Keywords: Feast as rampage; Albania; Albanian History

Summary/Abstract: Çdo festë historike është një vendim për rishikimin e historisë në një moment të caktuar. Ky vendim nuk është neutral e as shkencor. Ai varet tërësisht nga nevojat politike të kohës. Jo thjesht të politikave partiake, por të politikave identitare në përgjithësi. Kujtimi i së shkuarës mund të bëhet për të njohur më mirë problemet që duhen shmangur, ose mund të bëhet për të shndërruar kuptimin e së shkuarës sipas oreksit të çastit. Më 28 nëntor 2012 shqiptarët e festuan 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë në mënyrën më të padobishme të mundshme. Në këto festime shqiptarët vendosën t i çertifikojnë 100 vitet e fundit si të lavdishme e të suksesshme.Ky çertifikim nuk ka të bëjë me nderimin e parardhësve, por me përligjien e të tashmëve. Kjo festë u zhvillua e tillë në konsensus të plotë mes qytetarëve dhe elitave tona politike e intelektuale. Elitat përligjën rolin aktual të tyre si aktorë, por edhe si gjykatës të historisë. Kur Berisha, Rama, Topalli e të tjerë çertifikojnë punën e lavdishme të parardhësve e vendosin veten automatikisht në të njëjtën linjë. Madje edhe më lart, sepse natyrisht ai që gjykon presupozohet si garant i parimeve mbi të cilat gjykohet. Kur ngre në qiell punën e firmëtarëve të pavarësisë dhe figurave të tjera të shquara të vendit, politikani nënkupton veten si vazhdues i së njëjtës vepër.

  • Issue Year: 2013
  • Issue No: 30-31
  • Page Range: 230-234
  • Page Count: 5
  • Language: Albanian