Albanian state policies towards minorities during the Monarchy Cover Image
  • Price 4.50 €

Politikat e shtetit shqiptar ndaj minoriteteve gjatë periudhës së Monarkisë
Albanian state policies towards minorities during the Monarchy

Author(s): Beqir Meta
Subject(s): History
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Albanian state policies ; minorities during the Monarchy; Albania; Albanian History;

Summary/Abstract: Periudha e monarkisë ishte një etapë e re në rrugën e vështirë të konsolidimit të shtetit shqiptar. Ndryshe nga shtetet fqinje ballkanike të cilët ishin themeluar e konsoliduar si shtete homogjene dhe unitare nga pikëpamja fetare, gjë që kishte ndikuar shumë në kultivimin e hipernacionalizmit dhe ekskluzivizmit etnik, shteti shqiptar ishte krijuar dhe po zhvillohej si një entitet politik, që bazohej në tolerancën dhe bashkimin e popullsisë etnike shqiptare të tre besimeve të ndryshme, me një maxhorancë të spikatur myslimane. Kjo gjë ndikoi mjaft në pranimin dhe kultivimin e bashkëjetesës në diversitet dhe në shmangien e fenomenit të ekskluzivizmit dhe hipernacionalizmit. Këto diferenca dhe te tjera si këto në zhvillimin e shtetit shqiptar patën një ndikim të rëndësishëm në politikat ndaj minoriteteve. Gjithashtu një ndikim të ndjeshëm ka pasur edhe dëshira e vazhdueshme e shtetit shqiptar për të qenë një model pozitiv në trajtimin e minoriteteve ne Ballkan, me shpresën se kështu do ti shërbente më mirë mbrojtjes së popullsisë së shumtë shqiptare që jetonte në shtetet fqinje. Kjo tendencë dhe përkujdesje vihet re në të gjithë aktivitetin politiko-diplomatik të shtetit shqiptar gjatë periudhës së Mbretërisë. Por ka ekzistuar edhe një konsideratë tjetër e rëndësishme. I ndodhur përballë fqinjëve të fuqishëm dhe me aspirata kundrejt shtetit shqiptar, Mbreti Zog u përpoq që të bënte një politike pragmatiste dhe sa me luajale ndaj tyre. Qëndrimi tolerant dhe luajal ndaj minoriteteve u konsiderua si një pjesë e kësaj politike dhe si një faktor që do të kontribuonte ne stabilitetin e shtetit shqiptar. Në fakt jo vetëm Mbreti, por thuajse i gjithë spektri i nacionalizmit shqiptar, si gjatë kësaj periudhe që po analizojmë por edhe para e pas saj e ka vlerësuar bashkëjetesën dhe trajtimin tolerant të minoriteteve si një politike te pandryshueshme e cila pikësëpari i shërbente interesave kombëtare të lartpërmendura. Kjo është një veçori specifike e nacionalizmit shqiptar në raport me nacionalizmat ballkanike, të cilët kanë konsideruar si një parim themelor të forcimit dhe konsolidimit të.

  • Issue Year: 2009
  • Issue No: 03-04
  • Page Range: 203-211
  • Page Count: 9
  • Language: Albanian