"Dielli" in the service of the Albanian national cause during the World War II Cover Image
  • Price 4.50 €

“Dielli” në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare në vitet e Luftës së Dytë Botërore
"Dielli" in the service of the Albanian national cause during the World War II

Author(s): Muharrem Dezhgiu
Subject(s): History
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: "Dielli" ; Albanian national cause ; World War II; Albania; Albanian History;

Summary/Abstract: Gjatë gjithë historisë së saj 100-vjeçare (1909-2009) gazeta “Dielli” realizoi një mision historik në shërbim të kombit shqiptar. Mund të thuhet me bindje të plotë se historia e “Diellit” është ajo e Shqipërisë dhe e shqiptarëve. Qysh prej themelimit të shtetit shqiptar “Dielli” ka përjetësuar në faqet e veta fatet e kombit. Duke luftuar me çdo mjet (me memorandume, me protesta, me shkrime, me të holla) “Dielli” shkëlqeu në mbrojtje të kufijve etnikë të kombit shqiptar. Ai e ngriti zërin kundër rreziqeve që i kërcënoheshin ekzistencës së shqiptarëve si komb e si shtet. “Dielli”, si shprehëse e mendimit dhe e veprimtarisë së “Vatrës”, e lartësoi atë si vatër të shqiptarizmës. “Vatra” dhe “Dielli” përbëjnë për shqiptarët një simbolikë të fuqishme. Ata zgjuan tek shqiptarët idenë e zjarrit e të dritës që do nënkuptonte flakë patriotizmi dhe rreze kulture. Një atdhetari, para 40 vjetësh, do t’i pëlqente ta përqaste “Vatrën” me Kongresin e Manastirit. “Vatra” na mësoi me dashtë Atdhenë, shprehej ai, - Manastiri çeli rrugën e zhvillimit sistematik të letrave (gërmave) tona. Këto dy institute (“Vatra” dhe “Kongresi i Manastirit” – M.D.) na mësuan se kur shqiptari bashkëpunon me shqiptarin, nuk del gjë që t’ua ngatërrojë lafshat, që t’ua pengojë rrugën”1.

  • Issue Year: 2009
  • Issue No: 01-02
  • Page Range: 297-304
  • Page Count: 8
  • Language: Albanian