AMBASADAT E HUAJA NË VILAJETIN E KOSOVËS GJATË SHEK. XIX-XX, SIPAS DOKUMENTEVE ARKIVORE OSMANE
Vilajeti i Kosovës, i themeluar pas Luftës Ruso-Osmane (1877-1878) dhe Kongresit të Berlinit, është njëri ndër rajonet për të cilin është diskutuar dhe për të cilin ka pasur luftë të vazhdueshme, si luftë fizike ashtu edhe diplomatike. Nga njëra anë subjekti mysliman dhe jomysliman brenda elementit osman dhe në anën tjetër interesat politike të fuqive evropiane, me në krye Austrinë, Rusinë dhe Italinë, çuan në diskutimin e status-quo-së në Gadishullin Ballkanik. Ndërhyrja e Anglisë dhe Francës, mbështetja e politikës rumune nga ana e Rusisë dhe ambiciet që këto shtete kishin për Kosovën i sollën në prag të luftës. Pas shpalljes së monarkisë kushtetuese për herë të dytë nga shteti osman, në Ballkan gjendja përkeqësohet, pasi që kjo futi përçarje ndërmjet myslimanëve dhe jomyslimanëve (serbë, rumë, bullgarë dhe vlleh). Njëherësh këto zhvillime shkaktuan jostabilitet dhe pakënaqësi edhe nga ana e myslimanëve, të cilët reaguan shumë ashpër ndaj reformave të reja. Pas ardhjes në pushtet të Partisë Bashkim dhe Përparim (Partia Xhonturke), humbja e territoreve shqiptare (Kosovës) vetëm sa u përshpejtua. [...]
More...