Çështje të baladës shqiptare
Studimi i baladës është një nga detyrat e ngutshme të folkloristikës sonë. Kësaj kërkese të mprehtë iu përgjigj J. Panajoti me studimin «Balada popullore dhe historia», botuar në revistën «Kultura popullore», 1, 2/1983. Autori është nisur nga synimi që të hetojë raportet e baladës popullore shqiptare me historinë, por, për ta ndriçuar më mirë problemin, i është dashur të theksojë disa tipare specifike, që e bëjnë këtë zhanër të mëvetshëm, me ligjësitë e veta të brendshme, të papërsëritshme në gjinitë e zhanret e tjera.
More...