50 YEARS OF ALBANOLOGICAL RESEARCH HISTORICAL SCIENCE SERIES Cover Image
  • Price 4.90 €

50 VJET GJURIMIME ALBANOLOGJIKE SERIA E SHKENCAVE HISTORIKE
50 YEARS OF ALBANOLOGICAL RESEARCH HISTORICAL SCIENCE SERIES

Author(s): Nuridin Ahmeti
Subject(s): Language studies, Customs / Folklore, Cultural Anthropology / Ethnology, Post-War period (1950 - 1989), Transformation Period (1990 - 2010), Present Times (2010 - today)
Published by: Instituti Albanologjik i Prishtinës
Keywords: science; Albania; Albanology; 50 years anniversary;

Summary/Abstract: Krahas revistave të njohura shkencore, kulturore e letrare, që filluan të dalin në Prishtinë “Përparimi” dhe “Jeta e re” , pas Luftës së Dytë Botërore, një vend me rëndësi e zë edhe revista “Gjurmime albanologjike”. Në fakt, kjo revistë rrugëtimin e fillon nga viti 1962, kur edhe u botua numri i parë, që asokohe ishte organ i Katedrës së Albanologjisë të Fakultetit Filozofik të Prishtinës. Kryeredaktori i parë i kësaj reviste ishte Profesor i nderuar Idriz Ajeti, ndërsa redaksia përbëhej nga Ali Hadri, Enver Gjerqeku, Shefqet Pllana dhe Idriz Ajeti. Pra, kjo revistë shkencore filloi të botohej dy vjet pas hapjes së Fakultetit Filozofik në Prishtinë më 1960. Shkrimet në këtë revistë, botoheshin në dy gjuhë, në shqipe dhe në serbishte. Punimet në numrin e parë, ishin nga fusha e gjuhësisë, historisë dhe folklorit. Punimet shoqëroheshin edhe me nga një rezyme në gjuhë të huaj si: gjermanisht, frëngjisht e rusisht. Në numrin e parë me punime kontribuuan studiuesit e vendit, si: Idriz Ajeti, Hasan Kaleshi, Ali Hadri, Shefqet Pllana, Hilmi Agani, Anton Çetta, Haxhi Krasniqi e Syrja Pupovci dhe të huaj, si: Danilo Barjaktarević, Miodrag Šijaković, Mirko Barjaktarević, P.Ž. Petrović, Dragutin Mićović, Milan Budimir dhe Milivoj Pavlović. Numri i parë i kësaj reviste u shtyp në shtypshkronjën “Rilindja” në Prishtinë. Revista nuk u botua rregullisht, në vitin 1965 u botua një vëllim, numri 2, në vitin 1966 doli një vëllim, numri 3 dhe me dy emra të rinj në redaksi, Mark Krasniqin dhe Vojislav Dančetovićin.

  • Issue Year: 2020
  • Issue No: 50
  • Page Range: 11-18
  • Page Count: 8
  • Language: Albanian