BARDHYL DEMIRAJ “SHQIPTAR DHE SHQA. HISTORIPOPUJSH PËRMES DY EMRAVE ETNIKË”, Naimi, Tiranë, 2014,248 f. Cover Image

BARDHYL DEMIRAJ “SHQIPTAR DHE SHQA. HISTORIPOPUJSH PËRMES DY EMRAVE ETNIKË”, Naimi, Tiranë, 2014,248 f.
BARDHYL DEMIRAJ “SHQIPTAR DHE SHQA. HISTORIPOPUJSH PËRMES DY EMRAVE ETNIKË”, Naimi, Tiranë, 2014,248 f.

Author(s): Anila Omari
Subject(s): Language and Literature Studies
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: BARDHYL DEMIRAJ ; SHQIPTAR DHE SHQA ; HISTORIPOPUJSH PËRMES ; EMRAVE ETNIKË ; Naimi; Tiranë

Summary/Abstract: Tregu i librit shkencor sapo u pasurua me një studim të ri etnolinguistik: “Shqiptar dhe shqa. Histori popujsh përmes dy emrave etnikë” i Bardhyl Demirajt, nga Shtëpia botuese Naimi. Bardhyl Demiraj na paraqitet gjithnjë e më shumë si studiues i shumanshëm në fusha të ndryshme të albanologjisë: histori e gjuhës shqipe, gjuhësi krahasuese-historike, filologji e teksteve të vjetra, histori e shkrimit të shqipes dhe së fundi etnolinguistikë. Libri i fundit është një triptik studimesh të mirëfillta etnolinguistike ku shqyrtohen tema që kanë të bëjnë me “çështjen shqiptare” dhe që vijojnë të ngjallin diskutime në debatin intelektual- albanologjik të sotëm. Lënda ndahet në tri pjesë: I. Emri etnik shqiptar, II. Shqau ndër shqiptarë, III. Dy popuj në kontakt, trevat shqiptare në Mesjetën e hershme. Të tria këto pjesë plotësojnë njëra-tjetrën: ndërsa studimi i parë shpjegon përhapjen e etnonimit shqiptar si reagim vetëmbrojtës i etnosit shqiptar për t’u dalluar nga popujt fqinjë, studimi i dytë ndjek prejardhjen dhe historinë e etnonimit shqa qysh nga dyndjet e para sllave në Ballkan dhe gjatë bashkëjetesës e fqinjësisë prej më shumë se 15 shekujsh të shqiptarëve me popujt sllavë të Jugut, dhe studimi i tretë përqendrohet në trevat e bashkëjetesës apo kontakteve shqiptaro-sllave në mesjetë, të cilat konfirmohen të jenë zhvilluar në pjesën perëndimore e qendrore të Ballkanit. Studimi ngërthen në vetvete një qasje ndërdisiplinore: historike, filologjike, etnolinguistike, antropologjike, me një metodë studimi të analizës diakronike të dukurive që trajton. Vëllimi është i pajisur me treguesin e emrave dhe një bibliografi të burimeve dhe të literaturës së cituar.

  • Issue Year: 2014
  • Issue No: 03-04
  • Page Range: 163-168
  • Page Count: 6
  • Language: Albanian