VILMA PROKO - JAZEXHIU, LEKSIKU TERMINOLOGJIKI AGRONOMISË NË GJUHËNSHQIPE, QENDRA E STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE, INSTITUTII GJUHËSISË DHE I LETËRSISË, TIRANË, 2012,178 FAQE Cover Image
  • Price 4.50 €

VILMA PROKO - JAZEXHIU, LEKSIKU TERMINOLOGJIKI AGRONOMISË NË GJUHËNSHQIPE, QENDRA E STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE, INSTITUTII GJUHËSISË DHE I LETËRSISË, TIRANË, 2012,178 FAQE
VILMA PROKO - JAZEXHIU, LEKSIKU TERMINOLOGJIKI AGRONOMISË NË GJUHËNSHQIPE, QENDRA E STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE, INSTITUTII GJUHËSISË DHE I LETËRSISË, TIRANË, 2012,178 FAQE

Author(s): Hajri Shehu
Subject(s): Language and Literature Studies
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: VILMA PROKO ; JAZEXHIU LEKSIKU TERMINOLOGJIKI AGRONOMISË ; GJUHËNSHQIPE QENDRA E STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE, ; INSTITUTII GJUHËSISË ; LETËRSISË TIRANË ;

Summary/Abstract: Agronomia, si degë e bujqësisë lidhet drejtpërdrejt me fusha e disiplina të vetat, sidomos me pedologjinë, fitotekninë, agrokiminë, makinat bujqësore, pemëtarinë, perimtarinë, lulëtarinë, mbrojtjen e bimëve, pylltarinë etj. Ajo lidhet afras me botanikën, zoologjinë etj. Tërthorazi, lidhet me shkenca jobujqësore (fizikë, kimi etj.). Kjo do të thotë që monografia ka një problematikë të gjerë, e thënë ndryshe, që përfshin edhe këto terminologji. Nga ana tjetër, sot vijon specializimi në gjuhën teknike e shkencore. Specializimi vjen nga veçimi i disiplinave ose nga bashkimi i tyre (kujtojmë inxhinierinë gjenetike). Edhe terminologut i duhet ta veçojë aksh disiplinë nga disiplinat e tjera të dijes e jo vetëm si strukturë konceptore, por edhe si strukturë gjuhësore. Njëherësh, termat ose leksiku terminologjik, në tërësi ndërveprojnë. Të kuptosh e të përcaktosh termin e në përgjithësi, gjuhën e një disipline të shkencës a të teknikës do të thotë të kuptosh e të përcaktosh konceptin që përfshihet virtualisht në të njëjtin proces (p.sh., edhe në agronomi, edhe në kimi). Vështrimi studimor i terminologjisë së agronomisë në këto kahe e me këto lidhje e bën këtë punim mjaft të gjerë e mjaft të vështirë. Megjithatë, autorja ia ka dalë mbanë dhe na ka dhënë një punim me shtjellime mjaft përfshirëse e bindshëm shkencore.

  • Issue Year: 2013
  • Issue No: 03-04
  • Page Range: 195-200
  • Page Count: 6
  • Language: Albanian