FOLKLORI DHE FOLKLORIZMI Cover Image
  • Price 4.50 €

FOLKLORI DHE FOLKLORIZMI
FOLKLORI DHE FOLKLORIZMI

Author(s): Agron Xhagolli
Subject(s): Anthropology, Cultural Anthropology / Ethnology
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: FOLKLORI ; FOLKLORIZMI

Summary/Abstract: 1. Folklori shqiptar (duke e kuptuar realisht jo uniform apo linear, por të përbërë në tërësinë e tij mbi bazën e praktikimit në komunitetet apo bashkësitë e shqiptarëve, ngado që ata jetojnë, në krijim, qarkullim, pasurim apo bjerrje të krijimtarisë së tyre folklorike), ashtu si dhe ai në vende të tjera, ka pasur dhe ka rrugët e veta të ekzistimit, natyrisht, me qarkullime, përtëritje, krijime të reja dhe me nxjenje nga qarkullimi prej një periudhe historike në një tjetër, apo dhe nga komuniteti në komunitet. Përmes këtij pohimi dëshirojmë të sjellim në vëmendje faktin se folklori nuk është një krijimtari artistike, e dhënë apo e lindur në një çast të caktuar, e palëvizshme. Përkundrazi, ai, përmes përcjelljes gojore, ka arritur deri në ditët tona, në përmasa të caktuara, duke qenë shprehës i mentalitetit, interesave, dëshirave të bashkësive që e kanë praktikuar, edhe duke e vënë atë vazhdimisht në lëvizje. Me termin lëvizje nënkuptojmë vetë qarkullimin folklorik, i cili, siç dihet, krijon hapësirën për një përdorim të “lirë”, ku secili nga anëtarët e bashkësisë që e praktikon këtë apo atë krijim “ligjësorisht” ka të drejtën ta pasurojë apo ta ndryshojë në një mënyrë të caktuar.

  • Issue Year: 2010
  • Issue No: 01-02
  • Page Range: 027-052
  • Page Count: 26
  • Language: Albanian