On the social stratification of post-communism Cover Image
  • Price 4.50 €

MBI SHTRESËZIMET SOCIALE TË POSTKOMUNIZMIT
On the social stratification of post-communism

Author(s): Fatos Lubonja
Subject(s): Politics / Political Sciences
Published by: Përpjekja
Keywords: social stratification ; post-communism; Albanian;

Summary/Abstract: Shqipëria komuniste provoi barazitizmin më të skajshëm në krejt vendet e Lindjes. Nëse në vendet e tjera të kampit lindor, pas kolektivizimeve të dhunshme staliniane, pati një kthim drejt liberalizimit përsa i përket pronës private dhe interesit personal, në Shqipëri procesi i kolektivizimit dhe i tkurrjes së interesave personale erdhi duke u thelluar sa më shumë që shteti izolohej dhe synonte të bëhej autarqik. Nëse mund të flitet për diferenca apo hierarkizim social në periudhën e komunizmit, dallimi më i madh ekzistonte midis shtresës së familjeve komuniste, e cila gëzonte disa privilegje, siç ishin punët në administratë, mundësirat më të mira për shkollim dhe disa mundësira për të studiuar jashtë shtetit, veçanërisht deri në kohën e prishjes me kampin e Lindjes, dhe shtresës së persekutuar e cila erdhi duke u rritur gjatë pesëdhjetë vjetëve për shkak të politikës gjithnjë e më represive që ndoqi Hoxha. Midis këtyre dy ekstremeve shtrihej masa e gjerë e cila dallimin kryesor kishte atë midis qytetit dhe fshatit.

  • Issue Year: 1998
  • Issue No: 13+14
  • Page Range: 042-047
  • Page Count: 4
  • Language: Albanian