"Dielli" and the national awakening in the beginning of the 20th century Cover Image
  • Price 4.50 €

“Dielli” dhe zgjimi kombëtar në fillimet e shek.XX
"Dielli" and the national awakening in the beginning of the 20th century

Author(s): Beqir Meta
Subject(s): History
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Dielli; national awakening ; beginning of the 20th century; Albania; Albanian History;

Summary/Abstract: Zgjimi kombëtar i shqiptarëve kishte nisur në Amerikë qysh me botimin e gazetës “Kombi” nga Sotir Peci, më 12 qershor 1906. Tashmë një lëvizje kombëtare kishte filluar, e cila u dëshmua me suksesin e shpejtë të arritur në themelimin e shoqërisë “Besa-Besë” dhe me themelimin e Kishës Autoqefale Shqiptare nga Fan Noli në vitin 1908. Kjo kishë ishte institucioni më i rëndësishëm në përhapjen e ndjenjave kombëtare shqiptare. Gazeta “Dielli” filloi jetën e saj në vitin 1909, në një kohë kur emigrantët shqiptarë të Amerikës, të cilët ishin auditori i saj kryesor, vinin nga Shqipëria që kishte 4 shekuj nën sundimin osman dhe për këtë arsye ata, në përgjithësi, nuk kishin një koncept real e të plotë për identitetin kombëtar. Pikërisht këtu duket edhe kontributi i madh i “Diellit”, si gazeta më e fuqishme për zgjimin kombëtar të shqiptarëve. Një numër i madh i emigrantëve shqiptarë në fillim ishin ortodoksë shqiptarë të cilët, si dhe shumë bashkatdhetarë të tyre në Shqipëri, ishin ushqyer për një kohë të gjatë me ndjenja pro-greke. Ndërsa edhe mjaft myslimanë mbartnin paragjykime që buronin nga sundimi i gjatë turk. Apostujt e nacionalizmit shqiptar kishin përpara një grup të vështirë me të cilin duhej të punonin. Pikërisht këtu del në pah roli i tyre dhe i “Diellit” në zgjimin kombëtar

  • Issue Year: 2009
  • Issue No: 03-04
  • Page Range: 159-168
  • Page Count: 10
  • Language: Albanian