Mite dhe forma të reja dominimi në Shqipërinë e sotme
Myths and new forms of domination in contemporary Albania
Author(s): Mariela PandolfiSubject(s): Anthropology
Published by: Përpjekja
Keywords: Myths ; domination ; contemporary Albania; Albania
Summary/Abstract: Ballkani, ky gadishull i lidhur gjeografikisht me Evropën dhe Mesdheun dhe i ndërtuar kulturalisht si vendi i diversiteteve, është menduar dhe përshkruar nga evropianët, siç na e kujton edhe libri i Maria Todorovës (1998), në mënyrë të tillë që, në të njëjtën kohë, edhe të tregojë edhe të fshehë kontradiktat dhe konfliktet e Evropës. Brenda këtij konteksti ballkanik Shqipëria është paraqitur gjatë gjithë shekullit XX-të sipas konfiguracionit të një logjike “volteriane dhe hegeliane” si një vend i panjohur dhe misterioz, aq sa i ka shtyrë udhëtarët dhe gazetarët që e vizituan në fillim të shekullit të pohojnë se në imagjinatën e evropianëve ishte më e afërt shkretëtira e Saharasë apo Tibeti sesa Shqipëria. Edhe Bismarku e ka përkufizuar si një anomali të historisë. Ndërkaq Shqipëria e dekadave të Hoxhës, e influencave sovjetike dhe pastaj kineze, Shqipëria e ndërtuar nga propaganda e regjimit që fliste edhe në gjuhën italiane nëpërmjet Radio Tiranës, ka qenë gjatë luftës së ftohtë një “gropë e zezë” që mbushej herë me frikërat e një komunizmi të egër dhe herë me idealizime që e paraqisnin si fanarin e fundit të komunizmit të vërtetë në Evropë.
Journal: Përpjekja
- Issue Year: 1999
- Issue No: 15+16
- Page Range: 197-205
- Page Count: 9
- Language: Albanian
- Content File-PDF
