Augsburg Cover Image
  • Price 4.50 €

Augsburg
Augsburg

Author(s): Drago Jančar
Subject(s): History
Published by: Përpjekja
Keywords: Augsburg;

Summary/Abstract: Augsburgu është një copë të mirë udhe larg prej këtu dhe unë ende s’e kam parë. Thonë që ka gjashtëdhjetëmijë banorë dhe është tepër i begatë. Augsburgu është qyteti më i madh i Gjermanise, ndaj dhe njerezve ua ka qejfi të jetojne aty. Gusht. U bëne tri dite që i bie kryq e tërthor apartamentit të zhytur në terr. Jashte dielli gushtak vezullon. Radioja është duke bëre çmos t’iu mbushë mendjen turisteve të huaj se Sllovenia është një vend paqesor. Lufta bëhet gjetkë. Lufta është në aparatin televiziv, në një cep të dhomes. Në atë brimë të botës që vijon të përcjellë tek unë imazhe të reja kufomash të freskëta. Bash në atë kuti, ku idiotësitë e propagandës alternohen me pamje të sajuara nga një imagjinatë e degjeneruar. Shumica e folësve janë kok’ e këmbë idiotër. Kur qëllon që folësit janë inteligjentë, ata thurrin fjali të pakuptueshme. Gjithçka është monotone dhe e pajetë. Që nga përmbysjet politike e gjer te ndryshimet. Përmbysje? Ndryshime? Përmbysje, dakord, por për çfarë? Ndryshime, dakord, por për çfarë?

  • Issue Year: 1995
  • Issue No: 05
  • Page Range: 081-088
  • Page Count: 8
  • Language: Albanian