Evllogji Kurilla: the account of cultural identity  Cover Image
  • Price 4.50 €

Evllogji Kurilla: Rrëfimi I Identitetit Kulturor
Evllogji Kurilla: the account of cultural identity

Author(s): At Foti Cici
Subject(s): History
Published by: Përpjekja
Keywords: Evllogji Kurilla ; cultural identity ;Albania;

Summary/Abstract: Evllogji Kurilla u lind në Ziçisht të Korçës në vitin 1880. Qysh 14 vjeç mërgoi në Greqi, ku u arsimua, shkroi e vdiq (1961). Ky ishte ai që në vitet 30, së bashku me Pandeli Kotokon, u parashtrua si emër-kyç nga pala greke, si kusht për njohjen e autoqefalisë së kishës shqiptare. Si rrjedhojë Evllogji u fronëzua peshkop i Korçës në vitin 1937, duke lënë katedrën e profesorit të historisë në Universitetin e Selanikut. Në vitin 1939, mbas një vizite në Greqi, iu ndalua hyrja në Shqipëri, me vendim të qeverisë italiane, gjë që e përherësoi qeveria shqiptare e pasluftës. Në botën greke Kurilla u shfaq fillimisht si veprimtar politik, murg kaçak në Athos e Maqedoni, komandant çete në Egjipt, më vonë arkivist e regjistrues dorëshkrimesh nëpër bibliotekat e manastireve, por mbi të gjitha hulumtues e autor i shumë punimeve e librave historiko-filologjikë, si dhe profesor i Universitetit të Athinës (1942-1949).

  • Issue Year: 2005
  • Issue No: 20
  • Page Range: 113-127
  • Page Count: 15
  • Language: Albanian