FEMINIZMI: LËVIZJA PËR T’I DHËNË FUND OPRESIONIT SEKSIST  Cover Image

FEMINIZMI: LËVIZJA PËR T’I DHËNË FUND OPRESIONIT SEKSIST
FEMINIZMI: LËVIZJA PËR T’I DHËNË FUND OPRESIONIT SEKSIST

Author(s): Bell Hooks
Subject(s): Gender Studies
Published by: Qendra Për Studime Humanistike »Gani Bobi« Prishtinë
Keywords: FEMINIZMI ; LËVIZJA PËR T’I DHËNË FUND ; OPRESIONIT SEKSIST

Summary/Abstract: Problemi qendror brenda diskursit feminist ka qenë paaftesia jonë që të arrijmë deri te një konsensus i mendimeve rreth asaj se çka është feminizmi ose të një definicioni që mund të shërbeje si pikë unifikuese. Pa definicione të pajtueshme, neve na mungon një bazë e fortë mbi të cilën mund të konstruktojmë teoritë ose të angazhohemi në një praktikë kuptimdhënëse. Duke shprehur frustrimin e saj me mungesën e një definicioni të pastër, Carmen Vasques, në një ese të kohëve të fundit me titull “Drejt një etike revolucionare”, komenton: “Ne nuk mund të pajtohemi as rreth asaj se çka është një “feministe”, pa marrë parasysh në çka beson ajo dhe si i definon parimet në bazë të së cilave mund të bëhet njëra prej nesh. Në pajtim me obsesionin kapitalist amerikan me individualizmin, ku çdo gjë është e aprovueshme nëse të jep atë që ti e dëshiron, feminizmi në Amerikë ka arritur të jetë çdo gjë që e deshiron ti zemër. Ka po aq definicione të feminizmit sa ka edhe feministe, thonë disa nga motrat e mija, me të qeshur. Unë nuk mendoj se kjo është qesharake”.

  • Issue Year: 2005
  • Issue No: 04-05
  • Page Range: 007-010
  • Page Count: 4
  • Language: Albanian