WHAT IS PERPJEKJA AIMING AT Cover Image
  • Price 4.50 €

Ç'SYNON "PËRPJEKJA"
WHAT IS PERPJEKJA AIMING AT

Author(s): Fatos Lubonja
Subject(s): Cultural Essay, Political Essay, Societal Essay
Published by: Përpjekja
Keywords: PERPJEKJA ; Albania

Summary/Abstract: Eseja e Samuel Hantingtonit “Ndeshja e qytetërimeve” ka provokuar komente dhe interpretime gjithëfarëshe, kohët e fundit edhe në shtypin shqiptar. Në thelb të saj qëndron ideja se tani që mbaroi konflikti i ideologjive botën e pret konflikti i qytetërimeve - të konceptuara këta si entitetet më të gjëra kulturore. Për Evropën ai përcakton tre të tillë: atë evropiano - perëndimor, sllavo - ortodoks dhe atë turko - mysliman. Megjithë rezervat që kemi ndaj disa prej tezave të autorit na duket me vend ta nisim kryeartikullin me një nga idetë që shpreh në sprovën e tij politologu i njohur amerikan. Teksa shtjellon konceptimin e tij për qytetërimet dhe për vijat e tyre ndarëse, Hantingtoni përmend edhe ata që ai i quan “vende të përçarë” (the torn countries). Këto, sipas tij, janë vende që, për arsye të ndryshme historiko-gjeografike, nuk kanë homogjenitet përsa i përket entitetit kulturor. Liderët e këtyre vendeve kërkojnë t'i bëjnë ato anëtarë të Perëndimit, ndërkohë që historia, kultura dhe traditat e tyre nuk janë perëndimore. Përveç kësaj, pas rënies së konfliktit kapitalizëm komunizëm, që shërbente edhe si faktori më i rëndësishëm i identitetit, për këta vende sot është më i mundimshëm se për të tjerët ripërcaktimi i identitetit të tyre.

  • Issue Year: 1994
  • Issue No: 01
  • Page Range: 002-007
  • Page Count: 6
  • Language: Albanian