ALAIN DUCELLIER (IN MEMORIAM) (1938-2018)
ALAIN DUCELLIER (IN MEMORIAM) (1938-2018)
Author(s): Pëllumb XhufiSubject(s): Ethnohistory, Obituary
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: in memoriam; Alain Ducellier; 1938-2018;
Summary/Abstract: Këto ditë u nda nga jeta prof. Alain Ducellier, historian francez, bizantolog e albanolog ndër më të shquarit e shek. XX. Alain Ducellier u formua në shkollën e mjeshtrit të madh të studimeve bizantine, Paul Lemerle, dhe për shumë vjet drejtoi Institutin e Studimeve Bizantine në Universitetin Le Mirail të Toulouse-s. Është autor i më se 20 monografive dhe i një numri shumëfish artikujsh shkencorë mbi Bizantin e botën bizantine, përkthyer e botuar në disa gjuhë e në revistat më të njohura shkencore të specializuara. Solli një qasje të re metodologjike në këto studime, duke u nisur nga periferitë për të shkuar drejt qendrës së Perandorisë duke i kushtuar një vëmendje, deri atëherë të munguar, provincave bizantine. Kështu, falë njohjes sovrane të gjuhëve e të kulturave të të gjithë popujve të përfshirë në Perandorinë Bizantine, Ducellier zbuloi dhe tregoi historitë “arabe”, “sllave”, “greke”, “italiane” e sidomos “shqiptare” të asaj Perandorie.
Journal: Studime Historike
- Issue Year: 2018
- Issue No: 01-02
- Page Range: 315-317
- Page Count: 3
- Language: Albanian
