IN MEMORIAM PROF. DR. LIMAN RUSHITI (1942-2024) Cover Image

IN MEMORIAM PROF. DR. LIMAN RUSHITI (1942-2024)
IN MEMORIAM PROF. DR. LIMAN RUSHITI (1942-2024)

Author(s): Skender Lutfiu
Subject(s): History, Obituary
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: In memoriam; Dr. Liman Rushiti;

Summary/Abstract: Më 29 shtator 2024, në moshën 82-vjeçare ndërroi jetë prof. dr. Liman Rushiti. Liman Rushiti lindi më 25 qershor 1942 në fshatin Sazli të komunës së Ferizajt. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në shkollën ekonomike “Faik Konica”, në Ferizaj. Studimet i vazhdoi në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, Dega e Historisë, të cilat i mbaroi më 18 shtator 1968. Në vitin 1975 mbrojti tezën e magjistraturës në Universitetin e Prishtinës me titull “Rregullimi administrativ dhe territorial i Kosovës 1918-1941”. Në po të njëjtin Universitet mbrojti më 25 janar 1980 tezën e doktoratës me titull “Lëvizja Kaçake në Kosovë 1918-1928”. Profesor doktor, Liman Rushiti, në vitin 1981 mori titullin e lartë shkencor, “Profesor Inordinar” dhe në vitin 1987 mori titullin “Profesor Ordinar”.

  • Issue Year: 2024
  • Issue No: 02
  • Page Range: 221-223
  • Page Count: 3
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode