- Cover Image
  • Price 4.50 €

Standardizimi dhe normëzimi i terminologjisë shkencore dhe profesionale
-

Author(s): Nebi Caka, Latif Susuri
Subject(s): Language and Literature Studies
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Mainstreaming terminology ; language standardization ; scientific professionals ; Albania; Albanian Language;

Summary/Abstract: Çështja e standardizimit të terminologjisë është pothuajse aq e vjetër sa dhe vetë terminologjia dhe ka dalë si nevojë e një komunikimi më të mirë. Standardizimi dhe normëzimi i termave në fusha të ndryshme të veprimtarisë njerëzore i ka shpënë përpara këto dhe shkencën në përgjithësi. Në teknikë, por dhe në fusha të tjera, standardizimi i termave shpesh i paraprin standardizimit të produkteve dhe shërbimeve, duke shmangur interpretimet e ndryshme dhe keqkuptimet. Në mjekësi, standardizimi i termave, ndër të tjera, siguron një interpretim konsekuent të informacioneve klinike, gjë që rrit sigurinë e vendimeve të marra që kanë të bëjnë me shëndetin dhe jetën e pacientëve, e njëherazi rrit edhe cilësinë e shërbimeve të ofruara. Në fushën juridike, standardizimi i termave zvogëlon mundësinë e interpretimeve të ndryshme të dokumenteve juridike.

  • Issue Year: 2009
  • Issue No: 01-04
  • Page Range: 037-045
  • Page Count: 9
  • Language: Albanian