The Greek government's stance towards the antifascist resistance of the Albanian people Cover Image
  • Price 4.50 €

Qëndrimi i qeverive greke ndaj rezistencës antifashiste të popullit shqiptar
The Greek government's stance towards the antifascist resistance of the Albanian people

Author(s): Beqir Meta
Subject(s): History
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Greek government; antifascist resistance ; Albanian people ; Albania; Albanian History;

Summary/Abstract: Qëndrimi i qeverive greke ndaj rezistencës shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore përshkohet nga një bosht nacionalist shoven dhe në qendër të politikës së tyre ka qenë objektivi i pandryshuar për të aneksuar Shqipërinë e Jugut. Ky objektiv mbeti i pandryshuar në të gjitha fazat e luftës ndonëse lëvizjet taktike të politikës greke u përshtatën me rrethanat e ndryshme në fazat e ndryshme të saj. Në prill të vitit 1939, kur trysnia italiane arriti në një pikë të pakthyeshme dhe sulmi i armatosur dukej se ishte i afërt, A.Zogu u kërkoi ndihmë Greqisë dhe Jugosllavisë për organizimin e qëndresës. Por të dy fqinjët, duke ndjekur politikën e asnjanësisë, nuk pranuan të angazhoheshin në asnjë lloj mënyre. Qeveria e Athinës e injoroi pushtimin e Shqipërisë nga italianët, madje, në letërkëmbimin e saj me Romën, nuk ngurroi të shprehte edhe tone mirëkuptimi e kënaqësie. Katër ditë pas pushtimit të Shqipërisë, më 11 prill, gjenerali Metaksas, nëpërmjet ministrit grek në Romë, i dërgoi Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë këtë mesazh: “Jam fare i bindur se asgjë nuk do të ndodhë në të ardhmen që ta prishë miqësinë tradicionale, që ekziston mes dy vendeve dhe që një epokë e re përzemërsie dhe bashkëpunimi paqësor mes nesh është duke filluar”1. Ndërsa disa muaj më vonë, ai e siguroi kontin Çiano se qeveria greke e ka njohur rolin e Italisë si një faktor me rëndësi të dorës së parë në Mesdhe dhe ka ndjekur vendosjen e marrëdhënieve me të vërtetë të përzemërta me Italinë, e cila ishte tani fqinja e saj, si në tokë, ashtu edhe në det2. Ndërkohë që Athina shprehte lumturinë për “fqinjën e re”, pa marrë parasysh se ishte pushtuar një komb fqinj, politikanët grekë nuk kishin pak dyshime se Italia, pas Shqipërisë, do të sulmonte edhe Greqinë.

  • Issue Year: 2009
  • Issue No: 03-04
  • Page Range: 299-312
  • Page Count: 14
  • Language: Albanian